Lajme

Gashi reagon pas protestës: “Paradoks” qëndrimet e disave ndaj UÇK-së

Avokati Tomë Gashi ka reaguar pas protestës së mbajtur në sheshin e Prishtinës, duke kritikuar disa prej pjesëmarrësve dhe qëndrimeve të tyre ndaj UÇK-së.

Gashi ka përmendur persona që, sipas tij, kanë folur ndër vite kundër UÇK-së, ndërsa tani po marrin pjesë në protesta. Ai ka kritikuar edhe ata që e kanë votuar themelimin e Gjykatës Speciale në vitin 2015, duke thënë se sot janë në vijën e parë të protestave kundër saj.

“Paradoks!”, ka shkruar Gashi në reagimin e tij.

Postimi i tij:

Paradoksi!

Paramendoni dikë që UÇK gjatë luftës ia ka mbajtur babën në bunar e pastaj, me vite të tëra, ky nuk ka lënë sen pa shkruar e pa thënë në media kundër UÇK-së.

Tash po do të nxitë trazira

Tjetri që ditë e natë në media ka deklaruar se, sipas tij, UÇK-ja ka kryer krime të luftës, nxit hapur përçarje të qytetarëve dhe vepron njëjtë si “bunari”.

Ju këta i njihni dhe këta shpesh në media i shihni

Mos t’i harrojmë edhe ata që vetë e kanë votuar Gjykatën Speciale në vitin 2015, tani i shohim në vijën e parë në protesta kundër vetvetes!

Të Ngjashme