Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gashi reagon pas vendimit të Kushtetueses: Një shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët

 
   

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi ka reaguar ndaj vendimit të Gjykatës Kushtetuese e cila bëri me dije disa vendime lidhur me procesin tutje të Kuvendit.

Në një postim në Facebook, ai theksoi se ky vendim vendim është një shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët.

Postimi i Gashit

Kushtetutesja vendosi!

Gjykata Kushtetuese konfirmoi se Avni Dehari ka shkelur vendimin e saj.

 I njëjti kandidat nuk mund të votohet më shumë se 3 herë.

 Deputetët nuk mund të fshihen – duhet të marrin pjesë në votim.

 Votimi është i hapur – qytetarët kanë të drejtë të shohin se kush dhe si voton.

Ky vendim është një shuplakë për ata që mendojnë se rregullat janë vetëm për të tjerët. Demokracia nuk mbahet me lojëra procedurale, por me respektim të ligjit!