Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gashi: Zgjedhjet janë hapi i domosdoshëm për të hapur një kapitull të ri

 
   

Deputeti i LDK-së, Arben Gashi, ka bërë me dije se zgjedhjet janë hapi i domosdoshëm për të hapur një kapitull të ri.

Ai ka vlerësuar se vendit i duhet stabilitet, përgjegjësi dhe një qeverisje që punon për qytetarët.

Në profilin e tij në “Facebook”, Gashi ka shkruar se shpreson se zgjedhjet e reja janë zgjidhje.

“Po shkojmë drejt zgjedhjeve me shpresë se ato do të jenë zgjidhja për Kosovën, një mundësi për t’i dhënë fund bllokadës, për ta nxjerrë vendin nga paqartësia politike dhe për t’i rikthyer normalitetin institucional që i duhet. Vendit i duhet stabilitet, përgjegjësi dhe një qeverisje që punon për qytetarët. Zgjedhjet janë hapi i domosdoshëm për të hapur një kapitull të ri”, ka shkruar ai.