Aktuale

Gazetarja shqiptare: Janë shtuar shumë eskortat VIP në Tiranë, me 1 mijë euro rrogë dhe bëjnë jetë luksi

Në një intervistë të fundit në “Live From Tirana”, gazetarja e sportit Sabina Mete ka ndarë disa qëndrime të drejtpërdrejta mbi realitetin social dhe stilin e jetesës që shpesh diskutohet në vend.

Teksa komentoi deklaratat e Grida Dumës në “Top Story” për fenomenin e eskortave, ajo u shpreh hapur se gjërat duhen quajtur me emrin e tyre, duke përmendur edhe kategorinë e ashtuquajtur “VIP”.

“Një emër kanë ato, eskorta quhen. Eskortat e famshme i quajmë eskorta VIP. Mbase këto eskortat VIP mund të ndryshojnë nga çmimi, nuk e di.

E ndoqa emisionin në fakt, edhe për sa i përket çmimeve, punës dhe orareve.

Ka lloj-lloj mënyrash për të nxjerrë atë lekun e shpejtë, për të bërë atë jetën që do, varet ti si do ta zgjedhësh, si do ta përdorësh jetën tënde, trupin tënd. Nuk kam ndonjë gjykim, të them të drejtën.

Megjithatë janë shtuar kaq shumë dhe ka kaq shumë njerëz që paaftë vërdallë, jo vetëm në media por kudo, por secili ka atë rrugën e vet dhe secili ka riskun e tyre. Për aq kohë sa u jepet kohë, u jepet mundësi, pse jo”, tha ajo.

Ajo u ndal edhe tek mënyra e jetesës që shpesh nuk përputhet me të ardhurat reale:

“Ti i kupton gjërat se si ndodhin, sepse ne jetojmë këtu, kemi një rreth shoqëror që marrim nga njëri-tjetri informacione dhe çdo gjë tjetër.

Nuk mund të kesh një rrogë nën 1 mijë euro dhe të bësh një jetë luksi dhe të ikësh në Mykonos apo kudo tjetër, sepse ne e dimë që këto janë gjëra luksi.

Po them me pagat që ne jetojmë. Nëse një studente vjen këtu dhe nuk ka të paktën minimalisht një shtëpi në Tiranë, çfarë do paguajë më parë? Po paguajë qiranë, do paguajë faturat, apo do bëjë atë jetën e shtrenjtë, të blejë atë çantën Gucci që pjesa më e madhe e kanë ‘fake’?”

Deklaratat e saj kanë nxitur diskutime të shumta në rrjet, duke rikthyer në vëmendje debatet mbi stilin e jetesës dhe realitetin ekonomik në vend.

Të Ngjashme