Lajme

Gazmend Halilaj kundërshton protestën e së martës: Mos e përkrahni protestën për xhelatët që kanë derdhur gjak shqiptar

Platforma “Liria ka emër” po i vazhdon përgatitjet internsive për protestën e cila do të mbahet të martën më 17 shkurt në mbështetje të Thaçit dhe të tjerëve të cilët janë para epilogut përfundimtar të gjykimit në Hagë.

Por, jo të gjithë po i dalin në mbështetje kësaj proteste e cila mbahet nën moton “drejtësi, jo politikë”.

Ndër ta është edhe avokati Gazmend Halilaj, i cili me anë të një videoje të publikuar në rrjetin social Facebook bën thirrje që të mos përkrahet protesta.

Sipas Gazmend Halilajt, “dënimi prej 45 viteve burg është minimal në raport me peshën e veprave të tyre”.

“Nga mesi i Drenicës legjendare mos e përkrahni protestën për xhelatët që kanë derdhur gjak shqiptari. Dënimi prej 45 vite burg është minimal në raport me peshën e veprave të tyre”, thotë Gazmend Halilaj në videon e publikuar.

Videos në fjalë avokati ia ka bashkëngjitur edhe pamjet nga tentim-atenati që i ishte bërë vite më parë nga dy persona që më pas ishin dënuar nga gjykata me pesë vite e pesë muaj burgim.

Të Ngjashme