Lajme

Gërvalla: Deputetët e opozitës po bllokojnë Kuvendin

 
   

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme, Donika Gërvalla, ka reaguar pas dështimit të seancës plenare.

Ajo ka thënë se deputetët e opozitës po e bllokojnë Kuvendin.

“Deputetët e opozitës po bllokojnë Kuvendin. Nuk më mbetet gjë tjetër veçse të bëj thirrje që kjo qasje bllokuese të ndalet. Kushtetuta ja njeh të drejtën për propozim fituesit të zgjedhjeve.

Qytetarët e Kosovës nuk e meritojnë këtë bllokadë. Duhet urgjentisht, më së paku pas 48 orëve, të dilet nga kjo gjendje” tha Gërvalla para mediave.

 
 
 
 

 

Të Ngjashme