Ministri Blerim Gashani ka reaguar me një mesazh publik, duke vlerësuar lart figurën e Donika Gërvalla-Schwarz.
Në një postim të tij, ai e përshkroi atë si “bijë të një familjeje simbol”, duke theksuar kontributin e saj në përpjekjet për liri, demokraci dhe shtetndërtim në Kosovë. Gashani e cilësoi Gërvalla-Schwarz si zëvendëskryeministre dhe ministre të shkëlqyeshme, si dhe udhëheqëse partie me integritet dhe dinjitet.
Ai shtoi se ajo përfaqëson një kombinim të rrallë mes politikës dhe artit, duke e përmbyllur mesazhin me fjalët: “Ne e thërrasim Donikë.”
Postimi i plotë:
Ajo është bijë e denjë e një familjeje simbol, që rri si shtyllë e fortë e kombit në çdo shtrëngatë; ajo është hisedare e përpjekjes dhe luftës për mbijetesë, rezistencë, liri dhe demokraci të Kosovës; ajo është zëvendëskryeministre dhe ministre e shkëlqyeshme; ajo është udhëheqëse e një partie me integritet e me dinjitet; ajo është edhe politikane edhe artiste, edhe shpirt lirik edhe qëndrestare epike e idealiste në dashni të përjetshme me Kosovën e me shqiptarët e mrekullueshëm.
E, ne?
Ne e thërrasim Donikë.
Donikë.
Dhe, kjo përthekon gjithë çfarë thamë e shumë më shumë!
