Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gërvalla paralajmëron padi për ata që shpifin: S’jam dëshmitare e Hagës

 
   

Kryetarja e Listës Guxo, Donika Gërvalla ka deklaruar se nuk është dëshmitare në Hagë dhe ka paralajmëruar masa për këdo që e akuzonë për një gjë të tillë.

Gërvalla në një konferencë për medie pas dështimit të seancës konstituive, tha se ata që e sulmojnë si anti-UÇK, duhet të maten fort.

Gërvalla: Nuk jam dëshmitare e Hagës

“Sot e tutje do të marrë hapa ligjor kundër secilit që pretendon publikisht që unë kam dërguar dëshmi në Hagë apo unë jam dëshmitare në Hagë, ndoshta nuk e kanë ditur në fillim të procesit, por sot gjithkush e dinë sepse trajtimi i dëshmive nga ana e akuzës ka përfunduar gjithkush e di që Donika Gërvalla nuk ka as kontakt as dëshmi as dëshmitare lidhur me gjykatën e Hagës. Të gjithë ata që më sulmojnë në publik si anti-UÇK-së duhet të maten fortë mirë se mund t’ia dal që historia t’iu tregoj që kur unë kam kontribuar në UÇK si person dhe si strukturë disa të tjerë kanë qenë ende duke pirë qumësht ..Nuk jam dëshmitare e Hagës“, tha ajo.

Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme tha se nuk komenton për asnjërin nga të akuzuarit në Hagë.

Gërvalla: Për asnjërin nga të akuzuarit e Hagës nuk komentoj

“Për asnjërin nga të akuzuarit e Hagës nuk komentoj, ndërkohë që ata ndodhen në një situatë krejt tjetër as për zotin Selimi, as për zotërinë Thaçi, as për zotërinë Veseli as për zotërinë Krasniqi jam ende ministre e Punëve të Jashtme dhe gjëja e fundit që unë bëjë është të jap vlerësime apo propozime për njerëzit të cilët momentalisht ndodhen në Hagë.