Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gërvalla priti kryediplomaten e BE-së, Kaja Kallas

 
   

Zëvendëskryeministrja në detyrë, njëherësh edhe ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka pritur sot në Aeroportin Ndërkombëtar të Prishtinës “Adem Jashari” Përfaqësuesen e Lartë të Bashkimit Evropian për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Kaja Kallas.

Vizita e Kallas në Kosovë zhvillohet në një moment që konsiderohet i rëndësishëm për vendin, i cili, sipas MPJD-së, “është më i përkushtuar se kurrë në forcimin e institucioneve demokratike, garantimin e sundimit të ligjit dhe avancimin e agjendës së saj të qartë dhe të pandalshme drejt integrimit euroatlantik”.

Në komunikatën zyrtare të Ministrisë thuhet më tej se: “Republika e Kosovës është sot një aktor i përgjegjshëm ndërkombëtar dhe një partnere e besueshme në ndërtimin e paqes, sigurisë dhe stabilitetit në Evropë.”

Vizita e Përfaqësueses së Lartë të BE-së pritet të përfshijë takime me përfaqësues të lartë institucionalë dhe diskutime mbi zhvillimet rajonale dhe rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian.