Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gërvalla reagon pas intervistimit të Pecit: Aksion i inskenuar nga Blerim Isufaj, hakmarrje ndaj luftës kundër korrupsionit

 
   

Zëvendëskryeministrja Donika Gërvalla ka reaguar ashpër ndaj veprimeve të Prokurorisë Speciale ndaj ministrit të Bujqësisë, Faton Peci, duke i cilësuar ato si “inskenim të gërditshëm” dhe “hakmarrje të shëmtuar” nga kreu i PSHK-së, Blerim Isufaj.

Ajo e quajti Peci “ministrin më shembullor të këtij mandati” dhe theksoi se sulmi ndaj tij vjen si pasojë e guximit për të luftuar korrupsionin, pavarësisht ndikimeve dhe lidhjeve në sistemin e drejtësisë.

Reagimi i plotë:

Inskenim i gërditshëm ky aksioni i sotëm i Blerim Isufajt kundër ministrit Faton Peci, ministrit më shembullor të këtij mandati.

Hakmarrje e shëmtuar ndaj betejës së suksesshme të Fatonit kundër korrupsionit dhe guximit të tij për t’u ballafaquar me secilën shkelje të ligjit, pa marrë parasysh se sa të rrezikshëm janë shkelësit dhe sa shumë shokë e ortakë kanë në Prokurorinë Speciale.

Kur pikërisht ata që e kanë për detyrë ta mbrojnë shtetin ligjor dhe qytetarët e Republikës nga krimi i keqpërdorin organet e drejtësisë për hakmarrje dhe për të njollosur figurat e suksesshme dhe të pastra politike, atëherë asgjë më nuk duhet të na habisë.

Por, kthim prapa nuk ka. Deri në reformimin e plotë edhe të sistemit të drejtësisë.