Ministrja në detyrë e Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Donika Gërvalla, ka udhëtuar për në Nju Jork për të marrë pjesë në seancën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së që do të mbahet sot, më 21 tetor 2025, në orën 10:00 sipas kohës lokale në Nju Jork (16:00 në Kosovë).
Në këtë seancë do të shqyrtohet raporti periodik i Sekretarit të Përgjithshëm të OKB-së, António Guterres, për zhvillimet në Kosovë.
“Ministrja Gërvalla do të raportojë për punën e mirë të institucioneve të Republikës së Kosovës, për rezultatet, sfidat dhe prioritetet e reformave gjithëpërfshirëse, sidomos në sundimin e ligjit, performancën ekonomike dhe fuqizimin institucional”, tha MPJD në njoftim.
Zëvendës-përfaqësuesi Special dhe zyrtari i përgjegjshëm i UNMIK-ut, Milbert Dongjoon Shin, pritet të informojë Këshillin e Sigrumit për raportin e fundit të Sekretarit të Përgjithshëm për UNMIK-un, i cili u shpërnda ndër anëtarët e Këshillit më 10 tetor dhe mbulon zhvillimet nga 16 marsi deri më 15 shtator.
																									 
														 
																													 
													 

