Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gëzim Mekuli i ashpër me Edi Ramën: Ndalu së ndezuri zjarre në Prishtinë dhe Shkup!

 
   

Kryeminstri i Shqipërisë, Edi Rama, pas intervsitës së Hashim Thaçit nga Haga, ka thënë se “çka s’është as e lirë dhe as me erë të mirë është drejtësia ndërkombëtare”.

Publicisti Gëzim Mekuli ka reaguar ashpër ndaj kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, në një postim të publikuar në rrjete sociale, duke e akuzuar për përqendrim në propagandë dhe ndërhyrje politike në rajon, në vend që të merret me krizën aktuale të zjarreve në vend.

“Në vend se të merresh me propagandën e porositur dhe statuset e tua të kurdisura nga nëntoka politike, është më mirë dhe urgjente të angazhohesh me zjarret e tmerrshme që po i kërcënojnë njerëzit, fushat, malet, florën dhe faunën,” shkruan Mekuli.

Postimi i plotë:

Edi dRama, në vend se të mirresh me propagandën e porositur dhe statuset e tua të kurdisura nga nëntoka politike, mediatike e politke, është më mirë, dhe e urgjente të angazhohesh me zjarret e tmershme që po i kërcënojnë njerëzit, fushat, malet, floren dhe faunën, pra krejt Shqipërinë tonë.

Angazhoni të fikësh zjarre në Shqipërinë londineze e mos u lodh me ndezë zjarre në Shqipërinë veriore; në Prishtinë e Shkup.

Edi dRama,

Shqiptarët kanë nevojë për zjarrëfikës e jo për zjarrëndezësa.

Capisci?