Lajme

Gëzim Mekuli krahason Ramën me Kurtin: Pushtet apo pavarësi

Gazetari Gëzim Mekuli ka reaguar me një postim kritik në rrjetet sociale, duke krahasuar kryeministrin e Shqipërisë Edi Rama me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti.

Sipas Mekulit, Rama përplaset me Bashkimi Evropian për të ruajtur pushtetin personal, ndërsa Kurti, sipas tij, përballet me burokracinë evropiane për të mbrojtur pavarësinë dhe dinjitetin e Kosovës.

Ai përfundon se dallimi mes tyre është i madh, duke e lidhur njërin me interesin personal dhe tjetrin me interesin e vendit.

Postimi i plotë:

Pushtet apo Pavarësi? Ky është dallimi i madh

Njëri, atje në Tiranë, acaron marrëdhëniet me Bashkimin Evropian për të ruajtur karrigen dhe pushtetin personal: feudali Edi dRama.

Tjetri, atje në Prishtinë, përplaset me të njëjtën burokraci për të mbrojtur pavarësinë e Kosovës, dinjitetin e kombit dhe për ti thënë “jo” copëtimit të Kosovës: Albin Kurti.

Njëri mendon për bythen e vet, tjetri coptohet për vendin e vet; Ja, ky është dallimi i madh, lexues të dashur!

Të Ngjashme