Banorët e shtëpisë së “Big Brother VIP” vazhdojnë të marrin emocione dhe mbështetje nga jashtë, dhe këtë herë radha ka qenë e Gimbos për t’u surprizuar.
Përmes platformës “Big Love”, ai ka marrë një mesazh shumë të veçantë dhe motivues nga miku i tij, këngëtari i njohur Gjesti.
Në mesazhin e shfaqur në ekran, Gjesti nuk i ka kursyer fjalët e ngrohta, duke e cilësuar Gimbon si “yllin” që i mungonte atij formati.
“Qyre bab direkt pa rrotlla… Krejt jeni të mirë e të bukur e të tonat mashalla. Po veç një yll po mungon aty e ai je ti,” – shkruan Gjesti, duke i kërkuar atij të tregojë vlerat e vërteta për të fituar zemrat e njerëzve.
Më tej, ai i ka dhënë një këshillë të fortë për lojën, duke e ftuar të mos dorëzohet para askujt.
“Për çmim e kemi fituar një herë… Kështu që mos ia lësho rrugën kërkujt se s’ka mëshirë kërkush për ty. Të pres jashtë, është koha jonë se boll u bë më!” – përfundon mesazhi i Gjestit.
Këto fjalë inkurajuese pritet t’i japin një shtytje të madhe Gimbos për të vijuar me edhe më shumë vetëbesim dhe energji rrugëtimin e tij të gjatë brenda shtëpisë.

