
Një aksident me fatalitet dhe 29 aksidente me të lënduar, kanë ndodhur brenda 24 orëve të fundit në vendin tonë, derisa sipas raportit 24 orësh të policisë, 36 aksidente janë me dëme materiale.
Eksperti i komunikacionit, Muhamed Krasniqi, përmend faktorët që po ndikojnë më së shumti në shkaktimin e aksidenteve.
Ai thotë se veprimet e shoferëve duhet të jenë në harmoni me kodin rrugor, që të shmangen aksidentet.
Sipas policisë, vetëm në periudhën janar-korrik të këtij viti, janë shkaktuar 51 aksidente fatale, përderisa, po në këtë periudhë, kanë vdekur 58 persona.
Nga policia thonë se janë realizuar fushata të ndryshme, me qëllim të rritjes së sigurisë në trafik dhe parandalimit të aksidenteve, derisa apelojnë te qytetarët që ta respektojnë ligjin dhe rregullat e trafikut, për sigurinë e tyre dhe të të tjerëve.