Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjendet i vdekur një 65- vjeçar në Klos, dyshohet se është vrarë

Një burrë 65-vjeçar është gjetur i vrarë në Klos

Viktima është Selim Velsula, i cili është gjetur buzë rrugës në Xibër pa shenja jete.

Sipas asaj që mësohet, viktimës i janë gjetur disa plagë me thikë në trupë, teksa policia po punon për zbardhjen e detajeve.

“Mbrëmjen e sotme, në fshatin Xibër, pranë pronës së tij, është gjetur pa shenja jete shtetasi S.V., rreth 65 vjeç. Nga këqyrja paraprake, janë konstatuar dëmtime në trup, të shkaktuara dyshohet nga mjet prerës. Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe, nën drejtimin e Prokurorisë, po punohet për sqarimin e rrethanave të kësaj ngjarjeje”, thuhet nga Policia e Shtetit./teve1.info/