Një person është gjetur pa shenja jete në shtëpinë e tij në Graçanicë gjatë së dielës.
Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes raportit ditor të së hënës, ku thuhet se ekipi mjekësor ka konstatuar vdekjen e viktimës, shkruan Insajderi.
“HETIM I VDEKJES- Graçanicë/ 15.02.2026 – 13:30. Një mashkull kosovar është gjetur i vdekur në shtëpinë e tij. Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë përkatëse dhe ekipi mjekësor i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës”, thuhet në njoftim.
Policia më tej ka bërë të ditur se, me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion.
