
Një 40-vjeçar është gjetur i pajetë në zonën e Babrrusë në Tiranë.
Viktima ka shenja të plagosjes me thikë dhe dyshohet, sipas policisë, që të jetë edhe shkaku i humbjes së jetës së tij.
Viktima është identifikuar si H. I., 40 vjeç, i cili është goditur me thikë në rrethana ende të paqarta.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për kapjen e autorit si dhe sqarimin e rrethanave dhe dokumentimin e plotë të rastit./rtsh.al/