Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

“Gjendja e FSK-së”, Konjufca i quan deklaratat e Vlora Çitakut rrezik për sigurinë kombëtare

 
   

Gjatë debatit politik të sotëm, përfaqësuesit e VETËVENDOSJE! dhe PDK-së, Glauk Konjufca dhe Vlora Çitaku, reaguan ashpër ndaj deklaratave për ushtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Sipas Qitakut, pagat e ushtarëve nuk janë të mjaftueshme.

Duke shtuar se ata detyrohen të kryejnë punë të dyta për të përballuar nevojat e tyre.

Konjufca i konsideroi këto deklarata të rrezikshme për sigurinë kombëtare, duke theksuar se FSK-ja është shtylla e sigurisë së vendit dhe çdo përhapje deklaratash të pasakta mund të dëmtojë imazhin dhe funksionimin e forcave të sigurisë.