Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

​Gjendja në pikat e kalimeve kufitare, pritjet më të gjata në Hanin e Elezit

 
   

Fluksi i automjeteve me qytetarë në pikat e kalimeve kufitare të vendit tonë vazhdon edhe sot të jetë i ngarkuar.

Sipas gjendjes së orës 18:43, pritjet më të gjata vazhdojnë në dalje të pikës kufitare Hani i Elezit – 45 deri në 60 minuta, me kolona të automjeteve deri në tetëqind metra, ndërsa në hyrje të kësaj pike kufitare pritjet janë tre deri në pesë minuta dhe nuk ka kolona, raporton kp.

Pritje ka edhe në pikën kufitare Muçibabë ku kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është dyqind metra e gjatë, me pritjet e qytetarëve njëzet minuta, teksa në hyrje nuk ka kolonë dhe pritjet janë nga tre deri në pesë minuta.

Te Dheu i Bardhë kolona e automjeteve në dalje të kësaj pike kufitare është treqind metra e gjatë dhe pritjet janë tridhjetë minuta, ndërsa në hyrje pritjet janë njëzet minuta me kolonën e automjeteve deri në njëzet metra, njofton Qendra kombëtare për menaxhim kufitar.

Në pikat e tjera të kalimeve kufitare nuk ka kolona dhe pritjet janë kryesisht nga tre deri në pesë minuta.