Në kuadër të punimeve të Bordit të Paqes, Gjeneral Majori, Jasper Jeffers amerikan deklaroi se disa vende kanë shprehur gatishmërinë për të kontribuar me ndihmë ushtarake në funksion të stabilizimit të situatës në Gaza.
Sipas tij, pesë vendet e para që kanë ofruar mbështetje ushtarake janë Shqipëria, Kosova, Azerbajxhani, Kazakistani dhe Maroku.
Ai bëri të ditur gjithashtu se Egjipti dhe Jordania kanë ndërmarrë hapa për të forcuar angazhimin e tyre në terren, duke kontribuar në trajnimin e forcave policore.
Gjeneral Majori: 5 vendet e para kanë ofruar ndihmë ushtarake
Shqipëria, Kosova, Azerbajxhani, Kazakistani, Maroku. Egjipti dhe Jordani kanë forcuar për të trajnuar policinë. Më këto hapa të parë kërkojmë të sjellim siguri për paqe të qëndrueshme në Gaza.
