Lajme

Gjenerali i Gardës së Iowa-s letër urimi presidentes Osmani

Gjenerali i Gardës Kombëtare të Iowa-s, Stephen Osborn i ka përcjellë një letër urimi presidentes së shtetit, Vjosa Osmani në përvjetorin e 18-të të Pavarësisë së Kosovës.

Presidenca thotë se Osborn në këtë letër ka vlerësuar rrugëtimin shtetformues të Kosovës dhe përparimin e arritur ndër vite.

“Ai ka shprehur vlerësim të veçantë për partneritetin e qëndrueshëm ndërmjet Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës, duke theksuar bashkëpunimin e ngushtë në fushën e sigurisë, me theks të posaçëm në avancimin dhe modernizimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK). Sipas tij, zhvillimi profesional dhe rritja e kapaciteteve ndërvepruese në kuadër të planit të tranzicionit përbëjnë një kontribut të rëndësishëm për të ardhmen e sigurt të Kosovës dhe stabilitetin rajonal”, thotë Presidenca e Kosovës.

Përmes letrës, zyra presidenciale thotë se gjenerali Osborn ka rikonfirmuar mbështetjen e palëkundur të Gardës Kombëtare të Iowa-s për zhvillimin e mëtejmë të Kosovës, duke i përcjellë Presidentes dhe qytetarëve urimet më të mira me rastin e kësaj dite të shënuar shtetërore

Të Ngjashme