Aktuale

Gjermania anulon mbi 8 mijë leje qëndrimi në 2025, shumë prej tyre janë shtetas shqiptarë, duhet të largohen

Autoritetet gjermane kanë anuluar 8,232 leje qëndrimi për shtetas të huaj gjatë vitit 2025, një shifër më e ulët krahasuar me 9,277 raste të regjistruara në vitin 2024.

Të dhënat vijnë nga një përgjigje zyrtare e qeverisë së koalicionit nën drejtimin e kancelarit Friedrich Merz, dhënë pas një pyetjeje parlamentare, sipas agjencisë gjermane të lajmeve dpa.

Sipas statistikave zyrtare, shumica e urdhrave të dëbimit gjatë vitit 2025 kanë përfshirë shtetas nga Gjeorgjia (671 raste), Shqipëria (661 raste) dhe Turqia (618 raste).

Të njëjtat tre vende kryesonin edhe në vitin 2024, kur shtetasit shqiptarë kishin numrin më të lartë të rasteve, me 923 urdhra dëbimi të regjistruar.

Në përgjigjen e qeverisë nuk janë dhënë detaje shtesë lidhur me kategoritë specifike të rasteve apo arsyet individuale të anulimit të lejeve të qëndrimit.

Të Ngjashme