Lajme

Gjini: Mund të kemi dy palë zgjedhje, në verë dhe në vjeshtë

Nënkryetari i AAK-së, Ardian Gjini, ka paralajmëruar se në vitin 2026 mund të kemi dy palë zgjedhje.

Në emisionin “Rubikon” , ai ka treguar se qëllimi i Kurit është që të qeverisë me kriza të vazhdueshme.

Sipas tij, ai mund ta dërgoi vendin në dy palë zgjedhje këtë vit.

“Po shpresoj që kjo çka po them nuk del as profeci vetëpërmbushëse, as e vërtetë, fundi i fundit. Ama, mundemi me pas dy palë zgjedhje në vitin 2026”, ka thënë ai, duke treguar pse Kurti mund ta dërgon vendin në dy palë zgjedhje brenda vitit.

“Edhe po ju tregoj cili është skenari që mundet me na çu në këto zgjedhe. Më datën 5 prill Albulena Haxhiu është ushtrues e detyrës së presidentes. Në cep të ligjit është edhe kjo çështje, por ka me qenë. Por, është një shteg që e kemi shkelur dhe kemi me e shkel prapë të njëjtin shteg. Ushtruesi detyrës mundet me qenë vetëm 6 muaj, që nënkupton diku me datën 5 tetor nuk kemi me pas qare pa shku në zgjedhje, nëse deri më 5 tetor nuk kemi edhe president edhe qeveri”, ka thënë Gjini.

Të Ngjashme