Analisti Rron Gjinovci ka reaguar pas zhvillimeve të fundit në Lidhjen Demokratike të Kosovës (LDK), duke i lidhur debatet e ditëve të fundit me Kuvendin e partisë.
Në një postim në Facebook, ai shkroi se e gjithë “hallakama e zavërzllama” lidhet me frikën nga rezultati i Kuvendit.
“Krejt kjo hallakamë e zavërzllamë e ditëve të fundit lidhet me frikën nga Kuvendi i LDK-së ku, nëse fiton Lumiri, marrin fund shumë ëndrra për me kthy korrupsionin në pushtet.
Edhe unë me kanë si ju i kisha jep zor”, ka shkruar Gjinovci.
