Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjykata në Prizren ia cakton një muaj paraburgim shtetasit turk që vrau vajzën

Gjykata Themelore në Prizren ka njoftuar se ia ka caktuar 1 muaj paraburgim shtetasit turk M.G. që dyshohet se theri me thikë dy vajzat dhe gruan e tij, e njëra nga vajzat vdiq në vendin e ngjarjes.

Ai dyshohet për veprën penale “Vrasje e rëndë” dhe “Vrasje e rëndë e ngelur në tentativë”.

“Me rastin e caktimit të paraburgimit, Gjykata ka marrë parasysh peshën e rëndë të veprave penale, duke marrë parasysh mënyrën dhe rrethanat në të cilat dyshohen se janë kryer veprat penale, brenda ambientit familjar, dhe duke marrë parasysh vendosmërinë e të pandehurit për të kryer veprat penale, në këtë fazë caktimi i paraburgimit është i domosdoshëm dhe i arsyeshëm. Gjithashtu duke marrë parasysh faktin se i pandehuri është shtetar turk, nuk ka vendbanim të përhershëm në Republikën e Kosovës, caktim i paraburgimit është i domosdoshëm për të siguruar prezencën e tij në procedurën hetimore e cila është në fazën fillestare, dhe me lënien në liri, i pandehuri mund të ipet në arrati me qëllim të shmangies nga institucionet e drejtësitë. Nga të lartcekurat, Gjykata ka ardhur në përfundim se në rastin konkret caktimi i paraburgimit për të pandehurin është oportune dhe e nevojshme, për mbarëvajtjen e procedurës hetimore, sigurimin e prezencën së të pandehurit në procedurë hetimore, parandalimin që i pandehuri të arratiset apo të ndikojë në dëshmitaret dhe provat e rastit.”