Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Gjykata Supreme e Speciales refuzon kërkesën e Jakup Krasniqit për lirim me kusht

 
   

Gjykata Supreme, pjesë e Dhomave të Specializuara në Hagë, ia ka refuzuar Jakup Krasniqit lirimin me kusht.

Pavarësisht se procesi është në fund, dëshmitarë e as prova nuk ka, Supremja ka vendosur ta rrëzojë kërkesën e Krasniqit, njëjtë si të Kadri Veselit.

“Më 30 dhjetor 2025, Paneli i Gjykatës Supreme i përbërë nga gjykatësit Ekaterina Trendafilova (Kryegjykatëse), Kristinë van den Vajngart dhe Daniel Fransen, hodhi poshtë kërkesën e Jakup Krasniqit për mbrojtje të ligjshmërisë, e paraqitur në nëntor 2025.

Kërkesa kishte të bënte me një vendim të Panelit të Gjykatës së Apelit të 13 gushtit 2025, i cili konfirmoi rrëzimin nga Trupi Gjykues të kërkesës së Krasniqit për lirim të përkohshëm”, thuhet në njoftim.