Një incident ndodhi mbrëmë në emisionin “Opinion” të Blendi Fevziut ku po diskutohej për temën e gjykimit të ish-krerëve të UÇK-së në Hagë. Një përpalsje e tensionuar ndodhi mes Berat Buzhalës dhe Albatros Rexhaj, ndër të tjera Buzhala i tha Rexhajt: Trus qaty, po ta kuptoj që je ardhë me prishë debatin….
Ndërsa, Rexhaj ia ktheu Buzhalës: S’je ti pronar i debatit, po mbylle gojën o burrë…
Më pas, Buzhala u ngrit nga karrigia e tij për ta goditur Rexhajn, ndërsa u dëgjua edhe një sharje
Në këtë situatë të tensionuar ndërhyri Blendi Fevziu dhe më pas Buzhala u kthye në vendin e tij.
Albatros Rexhaj sot doli me një video duke sqaruar incidentin e mbrëmshëm dhe tha se s’pati kontakt fizik mes tyre.
