Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Goditje për Lushtakët në Skenderaj: Ky kandidat i PDK-së mori më shumë vota se djali i Samiut

 
   

Në qytetin e Skenderajt janë numëruar 52.78 për qind e votave për kandidatët për deputetë.

Nga rezultatet e procesuara nga KQZ po shohim befasi.

Pas Bedri Hamzës, në këtë komunë Përparim Gruda dhe Sala Jashari kanë më së shumti vota.

Befasia është se Arian Tahiri ka më shumë vota se figurat e njohura të kësaj komune si Mergim Lushtaku, Bekim Haxhiu, Jakup Nura, Ganimete Musliu e Xhevahir Geci.

Arian Tahiri momentalisht është kandidati i dytë me më së shumti vota tek PDK-ja në përgjithësi.

 Image
 Rezultati i KQZ-së