Aktuale

Grabiti nën kërcënimin e armës pikën e këmbimit valutor, identifikohet autori (EMRI)

Autori i grabitjes së një pike të këmbimit valutor, mëngjesin e sotëm në zonën e 5 Majit në Tiranë, është arrestuar.

Sipas uniformave blu, autori, ka hyrë në subjekt që ndodhet në një qendër tregtare me pistoletë dhe vodhi një shumë parash, e më pas ai është arratisur.

Autori i grabitjes së armatosur në një pikë të këmbimit valutor në qendrën “Concord” në Tiranë është identifikuar nga autoritetet.

Raportohet se ai është 42-vjeçari, Luan Maçi.

Njoftimi:

Rreth orës 09:10, në rrugën “5 Maji”, një shtetas ende i paidentifikuar, nën kërcënimin e një sendi në dukje armë zjarri (pistoletë), ka vjedhur një shumë parash në një pikë këmbimi valutor brenda një qendre tregtare dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, kanë bërë rrethimin e zonës dhe kanë ngritur pika kontrolli në akset rrugore përreth.

Shërbimet e Policisë po krehin zonën dhe po vijojnë kontrollet me qëllim kapjen e autorit.

Ndërkohë, grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit./Top Channel

Të Ngjashme