1
Lajmi për vdekjen e një fëmije në Zakynthos të Greqisë ka tronditur opinionin.
Siç raportojnë mediat në Greqi, fëmija 2-vjeç ka vdekur si pasojë e sulmit të një qeni në fshatin Agios Leon në Zakynthos.
Moneytizer Paragrafi 2
“ERT Zakynthos” raporton se fëmija, me baba shqiptar e nënë britanike, ishte duke luajtur në oborrin e shtëpisë së tij në Agios Leon, kur iu afrua qenit të familjes, i racës Pitt Bull, i cili për arsye të panjohura, e sulmoi fëmijën me egërsi, duke i shkaktuar lëndime të rënda, transmeton Klankosova.tv.
Fëmija u dërgua pa ndjenja në Spitalin e Përgjithshëm të Zakynthos dhe, edhe përkundër përpjekjeve të mjekëve, ai nuk arriti të mbijetonte.
Moneytizer Paragrafi 4
Hetimet mbi rrethanat që çuan në këtë tragjedi janë duke vazhduar.
Ndërkaq, dy prindërit janë akuzuar për vrasje nga pakujdesia. /Klankosova.tv

