Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Greqia kërkon 60,000 punëtorë: Shqiptarët janë larguar, ato që kanë mbetur duan rroga të larta

Në Greqi, sezoni i verës dhe mbledhja e prodhimeve bujqësore kërkon një numër të madh punëtorësh. Nevojat e Greqisë për punëtorë të tokës llogariten në 50,000-60,000 njerëz, por shqiptarët dhe pakistanezët që aktualisht punojnë në kulturat bujqësore kërkojnë rroga më të larta dhe shumë të tjerë janë larguar.

Në këto rrethana Greqia kërkon fuqi punëtore, por jo nga vendet fqinje, (pasi punëtorët shqiptarë, bullgarë, rumunë dhe polakë preferojnë tani të punojnë në Evropën Perëndimore, ku pagat ditore janë madje dy herë më shumë dhe kushtet e jetesës janë të shkëlqyera).

Protothema në një artikull për nevojën e forcës punëtore në bujqësi thotë se tani qeveria greke po kërkon punonjës nga Egjipti, India, Tajlanda dhe Vietnami pasi mungojnë punëtorët. Por punësimi i tyre krijon probleme pasi duhet viza e punës dhe pronarët duhet të paguajnë për udhëtimin e tyre që në shumë raste është i kushtueshëm.

Artikulli nga Protothema:

Në rrafshnaltën e Imathisë vijon vjelja e pjeshkës nën diellin e gushtit. Shqiptarët që ose jetojnë përgjithmonë në Greqi ose kanë ardhur enkas për të punuar në të korrat e këtij viti, pakistanezët, grekët që janë të “sforcuar” financiarisht dhe kërkojnë të ardhura shtesë, por edhe vetë pronarët e pemishteve dhe familjet e tyre, mbledhin dhe grumbullojnë me kujdes pjeshkët në arka dhe kova të mëdha.

Kushtet e motit dhe kriza klimatike rezultuan në uljen e prodhimit të këtij viti me afërsisht 40%. Nënkryetari i Unionit Kombëtar të Kooperativave Bujqësore (ETHEAS), Christos Giannakakis thotë se punëtorët e tokës në dispozicion nuk i mbulojnë dot nevojat. Kjo është arsyeja pse ETHEAS kërkon punëtorë shtesë, jo aq shumë në fqinjësinë gjeografike të Greqisë (pasi punëtorët bullgarë, rumunë dhe polakë preferojnë tani të punojnë në Evropën Perëndimore, ku pagat ditore janë madje dy herë më shumë dhe kushtet e jetesës janë të shkëlqyera), por në Azi dhe konkretisht në Indi, Tajlandë dhe Vietnam. Madje, tashmë ETHEAS po bën bashkëpunime me Tajlandën dhe Vietnamin dhe javën e ardhshme do të zhvillohet takimi i përfaqësuesve të ETHEAS dhe dhomës greko-indiane.

Sipas Giannakakis, nevojat e Greqisë për punëtorë të tokës llogariten në 50,000-60,000 njerëz nga të cilat afërsisht 15,000 nevojiten për punë të korrjes. Megjithatë, këto nevoja nuk po plotësohen dhe marrëveshja e fundit ndërqeveritare e nënshkruar me Egjiptin për tërheqjen e punëtorëve në Greqi është, sipas nënpresidentit të ETHEAS, “burokratike dhe e pafuqishme” dhe, megjithëse ka qenë aktive prej muajsh nuk ka dhënë rezultate. Tregu i madh i Indisë mund të ofrojë zgjidhje për problemin, megjithëse që një marrëveshje e tillë të funksionojë, do të duhej të kishte një nxitje të mjaftueshme për punëtorët, të cilëve do t’u duhej të paguanin një udhëtim të shtrenjtë, për të fluturuar përtej Oqeanit Indian për në Greqi.

Kostoja e udhëtimit nga India është e lartë dhe për këtë arsye duhet të sigurohet punësimi maksimal i indianëve. Për shembull që nga fillimi i majit dhe për disa muaj ata të punojnë në Imathia për pjeshkët, pastaj të shkojnë në Halkidiki për t’i vjelur ullinj, pastaj të punojnë me kivi dhe pas 15 tetorit dhe më vonë me portokallet në Greqinë Jugore. Mund të kemi më shumë transaksione tregtare, për shembull, në kivi apo mollë, por edhe në produkte të përpunuara. Tashmë ka një nxitje në marrëdhëniet tregtare. Për shembull, vitin e kaluar kemi eksportuar 20,000 tonë kivi, krahasuar me më pak se 1,000 një vit më parë.