Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Grimieri shqiptar flet për orientimin seksual: Kur dola hapur i thashë mendjes ‘Ik p*rdhu’

Dario Doka është një nga emrat më të komentuar në showbiz që kur ai shprehu hapur orientimin e tij seksual. Së fundmi grimieri ishte i ftuar në emisionin n’ZOOM me Albina Zeneli, ku tregoi se është përballur me shumë paragjykime, por nuk i ka interesuar aspak.

“Paragjykimet kanë ndodhur që në fillim dhe do ndodhin sepse nuk do ndalojnë. Por kam ardhur në një pikë që s’më intereson më asgjë. Kur dola hapur, i thashë mendjes ‘Ik p*rdhu’, mjafton që jam mirë me shëndet, familja më ka mbështetur kështu që për paragjykimet unë s’po i bie në qafë askujt, s’po vras askënd, bukën e nxjerr vet, nuk po bëj turp, thjesht jam ky që jam dhe kjo është preferenca ime seksuale”, tha Dario.

Grimieri u shpreh se edhe disa miq iu larguan kur ai doli hapur, por mendon që kjo gjë ka ndodhur për mirë pasi sot ka pranë vetes vetëm njerëz të saktë e që e mbështesin në rrugëtimin e tij.

“Kur unë dola hapur, kishte shumë njerëz që u larguan sepse u vinte turp të dilnin me mua. S’më ka interesuar fare sepse kanë ngelur njerëzit e saktë. Unë do eci përpara. Kam një rreth shumë të ngushtë shoqëror, por më mirë pak e saktë sesa shumë për asgjë. Kështu që kush do të largohet, le të largohet, kush do të qëndrojë, unë fal vetëm dashuri dhe kaq”, u shpreh Dario.