Aktuale

Gruaja e Tanit mahnit publikun me pamjen e saj (Foto)

Artan Kola është kthyer në një nga personazhet më të komentuar të këtij edicioni të “Big Brother VIP”, por ditën e djeshme vëmendjen kryesore nuk e mori loja e tij, por partnerja e tij e jetës.

E ftuar në studion e “Fan Club” për të diskutuar rrugëtimin e bashkëshortit në shtëpinë më të famshme, ajo është shfaqur plot sharm, e veshur me një kostum ngjyrë rozë të ndezur.

Përveç mbështetjes për Artanin, ajo që ra në sy ishte prezenca e saj fizike. Një zonjë shtatlartë, e qetë dhe mjaft e artikuluar, ajo mori komplimente të shumta si në studio, ashtu edhe në rrjetet sociale.

Në fotot e shkrepura gjatë emisionit, ajo shihet krah moderatores, duke rrezatuar elegancë dhe duke konfirmuar fjalët e Artanit, i cili shpesh brenda shtëpisë e ka përmendur me krenari gruan që ka në krah.

Të Ngjashme