
Deputeti i PDK-së, Përparim Gruda ka folur para fillimit të seancës së 18-të për konstituimin e Kuvendit.
Gruda ka thënë se edhe sot pritet të jetë skenari i njëjtë sikurse në seancat e kaluara.
“Nuk pres të ketë ndonjë ndryshim, do të jetë skenari i njëjtë. Partia që nuk ka arrit me fitu shumicën absolute i ka marrë peng institucionet e Kosovës. Kryeministri dhe ministrat janë në qeveri në mënyrë të kundërligjshme dhe në këtë mënyrë duan të mbajnë peng edhe Kuvendin e Kosovës”, ka thënë Gruda.
Ai ka shtuar se kjo situatë është absurde.
“Partia që ka dalë fituese në zgjedhje ka vendosur ti jap prioritet një emri të përveçëm Albuelna Haxhiut karshi interesave të qytetarëve. Jemi në një situatë ku shoqëria kosova, institucionet dhe politika e Kosovës është në njërën anë dhe në tjetrën është një emër i përveçëm që mban peng formimin e institucioneve”, tha Gruda.
Gruda tha se nuk votojnë nën diktat.