Lajme

Grupi i deputetëve multietnik mbështetje Qeverisë së re

Deputeti Artan Asllani në emër të Grupi Multietnik“ i ka dhënë mbështetje qeverisë Kurti3. Ai tha se grupi që ai po përfaqëson është vërtetë multietnik, meqë siç tha ka në përbërje të gjitha komunitete, përfshirë edhe komunitetin serb.

“Sot po flas dhe po e shpreh mendimin e Grupit Multietnik, e themi me plot kuptimin e fjalës sepse ky grup përbëhet prej të gjitha komuniteteve që jetojnë në Kosovë, përfshirë edhe komunitetin serb. E dëgjuam me vëmendje ekspozenë e kryeministrit dhe e pamë gjithëpërfshirjen që është bërë edhe për komunitetet. Ne jemi të gatshëm të bashkëpunojmë dhe të japim më të mirën, sepse kemi nevojë si komunitete për masa afirmative, dhe duke u bazuar në bashkëqeverisjen e mëhershme kemi parë që mund ta gjejmë atë gjuhë të përbashkët edhe në qeverinë e ardhshme”, tha ai.

Asllani tha se  do ta mbështesin këtë qeverisje, sepse tha se kanë një qëllim e mendim të njëjtë.

“Qëllimi është i përbashkët, sepse e duam një Kosovë multientike, e duam një Kosovë demokratike e një Kosovë më gjithëpërfshirëse, e atë do ta gjejmë në bashkëqeverisjen tuaj”, tha Asllani.

Të Ngjashme