Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Politik

​Gucati: Familjet e dëshmorëve janë lënë në harresë

 
   

Në 28 vjetorin e përvjetorit të dytë të sulmit të familjes Jashari nga forcat serbe Përfaqësues të Organizatës së Veteranëve të Luftës së Ushtrisë Clirimtare të Kosovës si dhe kryetari i komunës se Skenderajt, Sami Lushtaku kanë bërë homazhe në Kompleksin Memorial “Adem Jashari”.

Kryetari i OVL-UCK-së, Hysni Gucati tha se familja Jashari dhe gjithë familjet e dëshmorëve meritojnë çdo ditë respekt, por siç u shpreh ai këto familje janë lënë në harresë.

“Familja Jashari dhe gjithë dëshmoret e kombit meritojnë çdo ditë të respektohen. Ne e dimë që familja Jashari prej viti 1991 deri në reënien e tyre e kanë flijuar çdo gjë jo vetëm pasurinë por edhe jetën e tyre që e kanë dhënë për këtë vend sidomos më 22 janar 1998 janë plagosur edhe dy vajzat vajza e bacit Rifat dhe Hamzës janë plagosur…kjo familje dhe gjitha familjet e dëshmorëve meritojnë shumë jo vetëm por po me duket pak i kemi lënë si në harresë jo vetëm familjen Jashari por gjitha familjet e dëshmoreve”, tha ai.

Ndërsa, nënkryetari i OVL-UCK-së, Gazmend Syla u shpreh se sot po nderojnë ata që nuk u thyen kurrë.

“Sot jemi në përvjetorin e dytë që i bëhet familjes Jashari pas atij të parit që ishte me 30 dhjetor 1991. Sot kemi ardhur me i nderu ata që nuk u thyen kurrë pas as një sulmi as atij të parit as dyti po edhe ati të treti që ndodhi me 6,7,8 mars. Sot kemi ardhur ti nderojmë kryekomandatin tonë legjendar, Adem Jashari, familjen Jashari dhe gjithë ata që i rezistuan sulmeve të Serbisë”, tha ai.

Sot janë bërë 28 vite nga sulmi i dytë i Serbisë mbi familjen Jashari në Prekaz.

Atë ditë, më 22 janar të vitit 1998, në orët e hershme të mëngjesit, nga Fabrika e Municionit të Gjuetisë, rreth 500 metra larg shtëpive të lagjes Jashari, kishin lëvizur forca të policisë serbe, të cilat ishin drejtuar drejt Kullës së Jasharëve, për ta sulmuar atë me armë të llojeve të ndryshme.

Meqë atë natë Adem Jashari nuk ndodhej në shtëpi, rezistencë sulmit të policisë serbe i kishin bërë Shabani e Hamza, me nipa e mbesa.

Sulmi i tretë i Serbisë në familjen Jashari kishte ndodhur më 5 mars të vitit 1998. Pas një lufte që kishte zgjatur tri ditë, kishin rënë heroikisht 59 anëtarë të familjes Jashari, përfshirë edhe komandantin legjendar të UÇK, Adem Jasharin, shkruan KosovaPress.