
Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Paris Guri, ka reaguar ndaj deklaratave të kryeministrit në detyrë, Albin Kurti, i cili ka përdorur epitetin “nomad” për deputetët e opozitës. Guri ka thënë se ky përshkrim nuk i përshtatet opozitës, por vetë Kurtit.
“Nomadë janë ata që nuk kanë shtëpi, e i vetmi që Kosovë që nuk ka shtëpi është Albin Kurti, kështu që nomad nuk është opozita, është Albin Kurti. I cili nuk ka një vend rezident ku jeton, i cili nuk e ka familjen në ndonjë vend të gjithën. Unë besoj që ai është nisur nga vetja kur ka thënë këtë epitet për deputetë të opozitës”, tha Guri.
Ai më tej e cilësoi të papranueshme dhe pa dinjitet përdorimin e tillë të gjuhës nga ana e Kurtit, duke e akuzuar se përmes etiketimeve po tenton të ushtrojë presion ndaj deputetëve.
“Edhe përveç kësaj, mendoj që është e pa dinjitetshme që përmes këtyre cilësimeve të mundohet të bëjë presion te vota e deputetëve, e cila votë garantohet me Kushtetutë dhe ligjet e Kosovës”, përfundoi deputeti i LDK-së.