Lajme

“Gurthyesi besnik – ortak i Veselinoviqit” dhe “libertarian i vetëshpallur”, Agim Bahtiri ‘shpërthen’ ndaj Berat Buzhalës dhe Valon Sylës

Deputeti i LVV-së, Agim Bahtiri ka reaguar përmes një postimi publik ndaj analistëve Berat Buzhala dhe Valon Syla.

Bahtiri tha se kritikat dhe reagimet e tyre ndaj postimeve të tij janë dëshmi se ai është “në rrugë të mirë”, duke shtuar se punët e ndershme për Kosovën u pengojnë atyre. Ai i akuzoi Buzhalën dhe Sylën për gjuhë të ashpër ndaj tij dhe për qëndrime që, sipas tij, nuk i kanë shërbyer Republikës së Kosovës.

Në fund të reagimit, Bahtiri publikoi edhe dy lidhje që, sipas tij, përmbajnë dëshmi për pretendimet e tij ndaj dy analistëve.

Reagimi i plotë i deputetit:

Popull i dashur,

Deri sa të merren me çdo postim timin, Berat Buzhala (Gurthyesi besnik – ortak i Zvonko Veselinoviqit në Veri) e Valon Syla (“libertarian i vetëshpallur” që pa pikë turpi bënte shaka me Profetin Muhammed A.S. dhe këtë batutë e drejtonte tek një audiencë 95% myslimane) e konsideroj se jam në rrugë të mirë sepse atyre iu pengojnë punët e mira e të ndershme e me duar të pastërta për Kosovën, për vet faktin se gjatë gjithë jetës së tyre kanë ditur vetëm të nxjerrin vnerë nga goja, e kurrë goja lum s’iu ka bërë për Republikën e Kosovës.

P.s. Sa i përket asaj që shkrova në kllapa, dëshmitë i keni këtu:

1. Për biznesmenin e veriut, z. Buzhala https://www.dailymotion.com/video/x7z8y2l

2. Për “libertarianin” z. Syla:

Natën e mirë! 🫡

AB

Të Ngjashme