Fundjava e parë e muajit gusht do të karakterizohet nga mot kryesisht me diell dhe temperatura të larta në të gjithë vendin.
Sipas parashikimit të Institutit Hdirometeorologjik të Kosovës , më 1 gusht moti do të jetë i kthjellët dhe i nxehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin nga 11 deri në 16 gradë Celsius, ndërsa maksimalet pritet të arrijnë nga 31 deri në 36 gradë Celsius. Gjatë ditës do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga drejtimet verilindore dhe veriperëndimore”.
Edhe dita e diel, do të sjellë kushte të ngjashme atmosferike, me mot kryesisht me diell dhe shumë të nxehtë.
Temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 11°C dhe 16°C, ndërsa maksimalet ndërmjet 32°C dhe 36°C. Do të fryjë erë e lehtë deri mesatare nga verilindja dhe veriperëndimi. Indeksi UV do të mbetet i lartë, ndaj rekomandohet shmangia e qëndrimit të zgjatur në diell gjatë orëve të mesditës dhe pasdites së hershme”, thotë IHMK, transmeton Klankosova.tv.
