
Habibe Salihi – kjo është prokurorja speciale që e la të lirë fajdexhiun që përgjaku Gjilanin
Derisa një procedurë hetimore ndaj të dyshuarit për fajde ishte ende në zhvillim nga një rast i vitit 2024, Prokuroria Speciale kishte nisur një tjetër hetim në vitin 2025 – sërish për fajde. Personi i dyshuar kryesor në të dyja rastet: Mefail Shkodra.
Ai, bashkë me një tjetër të dyshuar që ndërmjetësonte mes Shkodrës dhe viktimave – të cilët vetë ishin identifikuar nga Prokuroria Speciale si viktima të fajdes – u morën në pyetje nga prokurorja Habibe Salihi.
Pavarësisht pritjeve të mbrojtësve, që dy të dyshuarit të ndaloheshin të paktën për 48 orë, për shkak të provave të siguruara, përfshirë përgjimet dhe materiale të tjera, prokurorja Habibe Salihu mori një vendim befasues: ajo urdhëroi lirimin e tyre në procedurë të rregullt.