Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Hafir Hoxha: UÇK-ja nuk duhet politizuar

 
   

Ish-komandanti i UÇK-së, Hafir Hoxha, ka reaguar përpjekjeve për politizimin dhe personalizimin e luftës, duke theksuar se UÇK-ja nuk u krijua për pasuri apo interesa partiake, por për lirinë e popullit dhe çlirimin e vendit.

Ai tha se vetëm përfituesit e luftës i keqpërdorin vlerat e saj për interesa ditore, duke nënvizuar se UÇK-ja është e gjithë popullit dhe duhet të qëndrojë mbi politikën dhe interesat e ngushta.

Postimi i plotë:

Nuk ia duan të mirën UÇK-së ata që përpiqen ta personalizojnë, ta privatizojnë apo ta politizojnë.

Në UÇK nuk u luftua për pasuri, grupe apo parti, por për lirinë e popullit dhe çlirimin e vendit.

Vetëm përfituesit e luftës i zvogëlojnë dhe i përdorin vlerat e saj për interesa ditore.

UÇK-ja është e gjithë popullit – lëreni aty ku e ka vendin, mbi politikën ditore dhe interesave të ngushta personale, grupore dhe partiake.