Opinionisti Hafiz Shala ka reaguar me akuza të forta ndaj partive opozitare, duke i cilësuar ato si të “shantazhuara nga Serbia” dhe duke pretenduar se synimi i tyre i vetëm është largimi i kryeministrit Albin Kurti nga pushteti.
Në një shkrim të publikuar në rrjetet sociale, Shala akuzoi gjithashtu kryetarin e Asociacionit të Gazetarëve të Kosovës, duke pretenduar se ai është rreshtuar me qëndrimet e Serbisë lidhur me rrënimin e objekteve pa leje në veri
Sipas tij, vetëm Kurti mund të mbrojë interesat e shtetit, ndërsa opozitën e akuzoi për korrupsion, tradhti dhe bashkëpunim me Serbinë.
Shkrimi i plotë:
Opozita e pamoralshme dhe e shantazhuar nga Serbia kurrë nuk mund të nxjerrë diçka në dritë.
I ka zënë frika të gjithë hajdutët që e kanë vjedhur vendin, tradhtarët që iu dorëzuan Serbisë, ata që falën territore, ata të cilëve nuk u pengonin zyrat paralele në Skenderaj, në vendlindjen e heroit kombëtar Adem Jashari. Ata që e vodhën shtetin derisa kriste pushka kundër shkaut dhe shtetit gjenocidal serb, me të cilin më vonë gjetën gjuhë të përbashkët dhe bashkëpunim me kriminelët e vrasësit e popullit shqiptar.
Ky farë “kryetari” amoral i Asociacionit të Gazetarëve, turr e vrap shkoi të rrëfehej në Zyrën Ndërlidhëse të Serbisë në Prishtinë, duke iu bashkangjitur akuzave ndaj Kurtit për rrënimin e objekteve pa leje, pronë e kriminelëve në veri, të cilin e kanë pasur nën kontroll. E ky na qenka një “adut” për t’u liruar nga Kurti, sipas kërkesës së Serbisë dhe atyre që i përmenda në fillim.
E kanë hallin, sepse duhet t’ia kthejnë pasurinë e vjedhur popullit dhe shtetit.
More idiot, para pak ditësh u rrënua pompa e benzinës nga e cila krijoheshin të ardhura, e jo shtëpi të boshatisura të ndërtuara me fuqinë punëtore shqiptare, të paguar sipas dëshirës së tyre, duke i poshtëruar e nënçmuar. Rrënimet e objekteve pa leje po ndodhin në krejt Dardaninë, prej Rugovës e deri në Malet e Sharrit. Por, po t’ia thoshte këtë atij në zyrën serbe, nuk do të vepronte sipas pagesës, sepse kjo ndryshe nuk mund të nënkuptohet.
Pa u pastruar Dardania nga këto mbeturina të paguara nga fondi i Vuçiqit prej 1 miliard e 600 milionë dollarësh, si dhe nga ata që kanë vjedhur e vrarë shqiptarë dhe ata që ishin të gatshëm ta ndanin veriun, nuk mund të ecë drejt një shteti që funksionon si shtet normal, e jo si shtet multietnik me të drejtë vetoje nga pakica serbe, së cilës 94% e popullsisë duhet t’i nënshtrohet, ndonëse ajo dirigjohet nga Beogradi gjenocidal. Këtë politikë Beogradi e shprehu edhe përmes deklaratës së ministres Paunoviq, së cilës i ka mbetur merak që Vuçiqi nuk i shfarosi të gjithë shqiptarët.
Evropa, çfarë turpërisht deklaroi lidhur me këtë, ndërsa opozita po sillet pikërisht siç dëshiron Serbia, e tëra nën shantazhin e saj dhe e lidhur me veprat e saj hajduto-kriminale e tradhtare.
E vetmja zgjedhje fatlume për opozitën dhe Serbinë është largimi i Kurtit nga pushteti.
Populli, shumë seriozisht dhe me vendosmëri, mendon dhe vepron ndryshe.
Vetëm me një njeri të pastër në çdo aspekt, të dijshëm, të përkushtuar dhe të vendosur, Republika e Dardanisë mund të ecë përpara, sepse ky nuk i nënshtrohet askujt për t’i shitur interesat e shtetit dhe kombit. “Jo”-ja e madhe është gjithmonë në mendjen e tij ndaj kujtdoqoftë, në mbrojtje të Republikës.
Ju të tjerët as nuk e keni këtë moral, sepse e kaluara juaj është e kalbur. Prandaj edhe ju jeni të kalbur.
