Lajme

Hajdaj: Gjashtë deputetët e LDK-së ia dhanë postin e presidentit PDK-së

Analisti Kujtim Hajdaj ka reaguar pas zgjedhjes së Justina Shiroka-Pulës presidente të Kosovës.

Hajdaj ka kritikuar gjashtë deputetë të LDK-së, duke pretenduar se me votën e tyre i dhanë postin e presidentes PDK-së dhe nuk mbështetën kandidatin e tyre, Bekim Sejdiun.

Ai i ka akuzuar deputetët për “tradhti” ndaj elektoratit dhe partisë, ndërsa reagimin e tij e ka përmbyllur me tone të ashpra ndaj tyre.

Postimi i plotë:

Zgjedhja e Presidentes së Kosovës

Të vetmit që meritojnë t’ua urojmë janë gjashtë deputetët e LDK-es që ia dhanë postin e Presidentit PDK-es. E rrëzuan njeriun e tyre z.Bekim Sejdiu, që do t’ishte fat i madh për Kosovën ta ketë për President.

Këta gjashtë deputet do të shihen si njollë e zezë për elektoratin e LDK-es që e tradhtuan pas shpine shtëpinë dhe partinë e tyre.

Urime Kujtim, Avdullah, Hykmete, Armend, Arben, Janina.

Zoti u marroftë!

Të Ngjashme