![](https://i0.wp.com/www.fiks.al/wp-content/uploads/2023/07/hajdari-thote-se-nuk-eshte-ne-dijeni-se-po-hetohet-si-e-dyshuar-per-keqperdorim-te-rezervave-shteterore_64b795132de79.jpeg?resize=850%2C569&ssl=1)
Ministrja e Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë, Rozeta Hajdari, ka deklaruar se nuk është ftuar nga Prokuroria e Shtetit lidhur me rezervat shtetërore.
Ajo shtoi se nuk është në dijeni nëse është nën hetime apo jo.
“Unë nuk jam ftuar asnjëherë nga askush për asgjë. Nuk e di që jam nën hetime”, tha Hajdari, raporton Eo.
Mediet raportuan se Hajdari po hetohet nga Task-Forca, nën dyshimin se keqpërdorim të detyrës zyrtare për shkak të keqpërdorimit të rezervave shtetërore, përkatësisht në lidhje me blerjen e miellit dhe vajit, për të cilat është dëmtuar buxheti i shtetit.
Task Forca Anti-korrupsion në Policinë e Kosovës, aktualisht është duke hetuar së paku pesë ministra dhe një zëvendësministër të Qeverisë së Albin Kurtit.