Lajme

Hajnat vjedhin orendi, paisje amvisërie në një shtëpi në Vushtrri

Një person pasi është kthyer nga Perëndimi ka raportuar se në shtëpinë e tij në Druar të Vushtrrisë persona të panjohur kanë vjedhur orendi shtëpiake dhe pajisje amvisërie e gjësende tjera.

Në raport thuhet se në shtëpi janë shkaktuar edhe dëme tjera.

“Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin”, thuhet në njoftimin e policisë.

Raporti i plotë:

Druar, Vushtrri 05.02.2024-16:10. Ankuesi kosovar ka raportuar se (pasi është kthyer nga Perëndimi), ka vërejtur se persona të panjohur pasi kanë depërtuar me forcë në shtëpinë e tij, aty kanë vjedhur orendi shtëpiake dhe pajisje amvisërie e gjësende tjera, si dhe kanë shkaktuar disa dëme nëpër shtëpi. Lidhur me rastin është informuar edhe prokurori, ndërsa njësitet policore kanë dalë në vendin e ngjarjes dhe janë duke hetuar rastin.



Të Ngjashme