
Ndërmarrja “Ibër-Lepenc” ia ka ndërprerë marrëdhënien e punës punëtorit Agim Pllashniku, i cili ditë më parë ishte përfshirë në një incident me deputeten e LVV-së, Fitore Pacolli.
Para nisjes së seancës, Pllashniku tha se kryeyshefi ekzekutiv i Ndërmarrjes “Ibër-Lepenc”, Faruk Mujka, e ka larguar atë prej pune pa asnjë arsye.
“Hajni në punë, veterani në rrugë. Faruk Mujka më ka larguar prej pune. Atij ja kanë nxan 60 mijë euro, dhe vetëm tri ditë ka mbajtur burg dhe është kthyer si drejtor. 15 vjet kam punuar në Ibër Lepenc. Keni me u befasu se çka kom me qit, ja dha Faruk Mujkes 1 muaj kohë të më kthej në punë, përndryshe do t’i qes te gjitha faktet se çka ka bërë në Iber Lepenc”, tha ai para mediave.
Ai po ashtu, me vete kishte një jastëk, të cilin e kishte mbushur me para, e duke thënë se paratë e shtetit po vidhen.