
Adelina Ismaili mbështet publikisht Çekun në zgjedhje lokale
Këngëtarja e njohur Adelina Ismaili ka shprehur publikisht përkrahjen e saj për kandidaturën e Hajrulla Çekut në zgjedhjet lokale të 12 tetorit.
Reagimi i saj është pritur me mirënjohje nga Çeku, i cili e ka cilësuar si një nder mbështetjen e artistes.
“Faleminderit Adelina, është nder të kem mbështetjen tënde!”, i ka replikuar Çeku, Adelinës në Instagram.
Mbështetja e Ismailit vjen në ditët e fundit të fushatës, duke u parë si një shtysë e rëndësishme morale për kandidatin në garën për Prizrenin.