
Partitë politike kanë filluar të prezantojnë kandidatët e tyre për kryetar të komunave të Kosovës, për zgjedhjet lokale të cilat do të mbahen me 12 tetor 2025.
Sipas burimeve të sigurta, ministri në detyrë i Kulturës, Hajrulla Çeku do të jetë kandidat për Prishtinën nga radhët e Lëvizjes Vetëvendosje.
KosovaPress merr vesh po ashtu se Lëvizja Vetëvendosje, sot do ta zyrtarizojë kandidatin për kryetar të Prishtinës në ora 17:00.
KosovaPress ka provuar të kontaktojë Hajrulla Çekun, porse deri në momentin e publikimit të këtij artikulli nuk ka marrë një përgjigje.
Hajrulla Çeku ishte ministër i Kulturës, Rinisë dhe Sportit gjatë Qeverisë Kurti II.
AAK-ja do të kandidojë me Bekë Berishën, ndërsa PSD-ja me Besa Shahinin. Ndërsa partitë tjera nuk kanë zyrtarizuar ende kandidaturat.