Ads: Merr BB VIP Falas me Premium 12 Mujore

Lajme

Halil Geci: Ekipi i Isa Mustafës i dha lamtumirën Rugovizmit, Kosovën e çuan drejt “Hashimizmit”

 
   

Veprimtari Halil Geci ka reaguar ashpër ndaj ish-udhëheqjes së LDK-së, duke thënë se ekipi i Isa Mustafës ka përfunduar ciklin e tij politik dhe ka devijuar nga rruga e Rugovës.

Sipas tij, ky grup politik i ka dhënë lamtumirën rugovizmit dhe ka hapur derën për një politikë të re, të cilën ai e quan “Hashimizëm”, duke e akuzuar se ka dobësuar vizionin për Kosovën.

“Ka ardhur koha për një udhëheqje të re, të fortë e të ndershme, që vendos interesat e vendit mbi ato personale dhe partiake,” theksoi Geci.

Postimi:

EKIPA QË I THA LAMTUMIRË LDK-S DHE RUGOVIZMIT – DHE DREJTON TIMONIN NGA HASHIMIZMI QË SHKATËRRON KOSOVËN

Ky ekip i Isa Mustafës ka përfunduar ciklin e tij, duke shtruar rrugën drejt një politike që ka dobësuar vizionin për Kosovën. Ka ardhur koha për një udhëheqje të re, të fortë dhe të ndershme, që vendos interesat e vendit mbi ato personale dhe partiake.

Këtë përshëndetje ua ka mësuar ushtaraku Çuni prej katunit, një shembull i guximit dhe përkushtimit për ta lëshuar Rugovizmin dhe për të filluar rrugën e re drejt Hashimizmit dhe Rusizmit.